VENDI YNË, KALON NË RËNDITJEN E “INDEKSIT TË MJERIMIT” VENDET E RAJONIT.

Instituti amerikan i studimeve Cato në një raport të publikuar për “Indeksin e mjerimit” në 108 vende në botë ka renditur mes tyre edhe Shqipërinë.Por ajo që vihet re është se sipas Cato Institute vendi ynë ka standarde jetese më të mirë se vendet fqinje si Serbia, Greqia apo edhe Maqedonia.  Ndërsa Kosova, shteti më i ri i Ballkanit nuk është i përfshirë në listën e 108 shteteve.Pesë vendet më të mjerueshme në botë në fund të 2014 janë: Venezuela, Argjentina, Siria, Ukraina, dhe Iran.Pesë më pak të mjerët janë: Brunei, Zvicra, Kina, Tajvani dhe Japonia. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 95, që e bën atë kombin e 14-të më pak të mjerueshëm nga 108 vendet që janë përfshirë në studim.Cato ka cilësuar në paraqitjen e këtij raporti se të dhënat i ka marrë nga Banka botërore dhe se vendet që nuk janë përfshirë në këtë listë, janë sipas Bankës Botërore vende të cilat nuk kanë pasur rezultate të kënaqshme për vitin që lamë pas. 

Artikulli paraprakKREU I KISHËS ORTODOKSE SHQIPTARE, PRESIDENT NË GREQI ???
Artikulli tjetërPËRMBYTJET NË JUG, UJI NIS TËRHEQJEN POR SËRISH PROBLEME