Në këtë dhome të vogel në Spitën të Lezhës prodhohen instrumenta frymor të 12 krahinave të veriut dhe Kosoves.Fyellat dhe bilbilat, realizohen nga Tonin Kolthi një ish-efektiv policie i apasionuar pas folklorit.I frymëzuar nga të paret e tij, Tonin Kolthi nisi të prodhojë instrumenta frymor që në moshë të vogel.

Toninin e gjejmë duke punuar një fyell të mjeshtrit të madh Shaqir Hoti nga Kosova, të cilin e përfundoi brenda një kohe të shpejtë dhe e bëri gati për pune.

Teksa tregon tekniken që përdor, Tonin Kolthi thotë se fyelli i çdo zone është i ndryshem.
Instrumentat frymor i prodhon nga pasioni dhe jo përfitimi, ndërsa ju kërkon të rinjve që të ruajnë traditat e të pareve.

Tonin Kolthi është ndër të vetmit përsona që prodhon instrumenta frymor në zonen e veriut, ndërsa kërkesat për to janë të konsiderueshme.

https://youtu.be/jIqbO_y-VKc

Artikulli paraprakQYTETARËT: SEMAFORËT, DOMOSDOSHMËRI
Artikulli tjetërMYFTINIA DHE “MIRËSIA” DONACION PËR MUAJIN E RAMAZANIT