Kryeministri Edi Rama njoftoi për rregullat e reja që do të aplikohen nga 1 janari për Kontrollin Teknik të Mjeteve Rrugore. Mjetet e reja, nuk do të kryejnë kolaudimin për tre vitet e para, ndërsa për mjetet e përdorura kolaudimi do të kryhet një herë në 2 vite.
Këtë vendim një pjesë e drejtuesve të automjeteve në Shkodër nuk e konsiderojnë të drejtë. Sipas tyre, pavarësisht se një rregull i tillë shmang rradhët e gjata që krijohen çdo vit por sipas tyre shton mundësinë për aksidente.
Ka nga ata drejtues të automjeteve të cilët shprehen se janë dakord me vendimin e ri.
Rregullat e reja do të aplikohen që nga data një janar për kontrollin teknik të mjeteve rrugore.
Ky shërbim do të kryhet tashmë nga Drejtoria e Përgjithshme e transportit rrugor me qëllim lehtësimin e lëvizjeve të automjeteve.