Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin Korçë-Voskopojë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Porta e Gurtë”, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin K.K, banues në Maliq, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, si edhe shtetasi O.A, banues në Korçë, që ishte pasagjer në mjet.

Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se dy të plagosurit janë të moshës rreth 18 vjeç, maturantë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI I ARRATISUR NGA BURGU GREK, NË KËRKIM SHOKU I TIJ SIRIAN
Artikulli tjetërPLAGOSJA NË SAUK PAS SHERRIT PËR PARKIMIN, VETËDORËZOHET EFEKTIVI I POLICISË