Burrë e grua kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Korçë-Bilisht.

Në njoftimin e Policisë së Korçës thuhet se në afersi të fshatit Belorta një mjeti tip Nissan ka dalë nga rruga.
Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij 48 vjeçe.

Të dy të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Korçës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakPASIGURIA USHQIMORE, QUMËSHT ME PLASTIKË TË VJETËR
Artikulli tjetërSITUATA TEK K.F VLLAZNIA,JEP DOREHEQJEN ADMINISTRATORI GJYREZI