Dy persona, vëlla e motër janë plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes dhe sipas policisë makina me të cilin po udhëtonte 20-vjecari dhe motra e tij humbi kontrollin duke u përpkasur me bordurën anësore të rrugës. Policia sqaron se: Rreth orës 16.10, jemi njoftuar se në aksin rrugorë Peshkopi-Bulqizë, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, një automjet ka dal nga rruga. Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se, automjeti tip benz me targa AA 144 OR, me drejtues shtetasin J.D, 20 vjeç, banues në Bulqizë, si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga. Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit shtetasja S.D, 23 vjeçe. Si pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, është dëmtuar rëndë pasagjerja shtetasja S.D, dhe drejtuesi i automjetit shtetasi J.D. Të dy të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, shtetasja S.D, është transportuar, me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa shtetasi J.D, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI ME 24 KG KANABIS NË MAKINË
Artikulli tjetërZJARR NË NJË FABRIKË SHKAK DYSHOHET SHKËNDIJA ELEKTRIKE