NGJARJA ËSHTË REGJISTRUAR RRETH MESNATËS NË AKSIN BUSHAT – VAU DEJËS. Një 68-vjeçare ka humbur jetën pasi bashkëshorti i saj humbi drejtimin e makinës si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor. Aksidenti u shënua mesnatën e së martës në segmentin rrugor Bushat- Vau i Dejës, në fshatin Kosmaç,
ndërsa çifti i bashkëshortëve ktheheshin në shtëpi pas një darke tek të afërmit e tyre.Automjet tip Peugeot me targë AA 486 KR që drejtohej nga B.Selimi 70-vjeç nga Kosmaçi i Komunës Bushat ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe e mjetit duke përfunduar në oborrin e një shtëpie anë rrugës.Për pasojë përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme bashkëshortes së tij, 68-vjeçares N. Selimi.Sipas policisë drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe në momentin kur është futur në urën e Kosmaçit ka humbur kontrollin duke u përplasur për derën e murit rrethues te një shtëpie ngjitur me rrugën. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 70- vjeçarit i cili sipas të dhënave është shoqëruar në komisariatin e Policisë Shkodër.