Një tjetër fitore për Florian Markun në MMA (Mixed Martial Arts). Kësaj rradhe ‘luftëtari’ shqiptar ka arritur të mposhtë rumunin Vranceanu Ion. Ndeshja u zhvillua në sallën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj ku Marku vendosi diktatin ndaj romunit që në raundin e parë .
Në raundin e dytë Marku tregoi që është i pamposhtur në MMA duke mposhtur me knock out kundërshtarin e tij. Ai ka folur pas ndeshjes duke treguar se synimi i tij është të arrijë në UFC.
“Nuk pranoj humbje në shtëpinë time. Qëllimi është që të arrijë në UFC”, u shpreh Marku pas ndeshjes ku falenderoi edhe pjesmarrësit e shumtë që ishin në sallë për ta mbështetur.