KASTRIOT PRECI ËSHTË QËLLUAR ME BRESHËRI KALLASHNIKOVI NDËRSA PO KRYENTE SHËRBIMIN .

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Bajzë të Kastratit në rrethin e Malësisë së Madhe, pasi i është bërë një pritë. Kastriot Preci është qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa po kryente shërbimin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:30 kur 3 persona akoma të paidentifikuar kanë marrë në telefon sallën operative të komisariatit të Malësisë së Madhe dhe kanë njoftuar se pranë shinave të trenit në Bajzë po grabitet një banesë.
 
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur menjëherë grupi i gatshëm i dy punonjësve të policisë, mes të cilëve ka qenë edhe efektivi i policisë Kastriot Preci. Në momentin që kanë mbërritur pranë shinave të trenit dhe kanë zbritur nga automjeti në drejtim të tyre është qëlluar pa paralajmërim me breshëri kallashnikovi.
 
Për pasojë ka mbetur i plagosur në krah efektivi i policisë së rendit të komisariatit të policisë së Koplikut Kastriot Preci 45 vjeç. Ndërkohë 2 punonjësit e policisë i janë kundërpërgjigjur sulmit me armë të 3 personave duke qëlluar me pistoletë. Në këtë moment 3 autorët e krimit janë tërhequr ndërsa 2 efektivët e policisë kanë kërkuar përforcime. Me të mbërritur forcat e policisë nga Kopliku dhe Shkodra, 45-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodër të s ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Sipas bluzave të bardha 45-vjeçari është qëlluar në krah, ndërsa predha e plumbit i ka shkaktuar edhe frakturë. Nga ana tjetër në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat janë vënë në ndjekje të autorëve.
 
Grupi hetimor po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë. 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/Qp99FHVreIU” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA I MBYLL DERËN MEDIAS ( Video )
Artikulli tjetërMARUBI PËR PROMOVIMIN E E TURIZMIT ( Video )