Ushtria izraelite njoftoi sot se do të dislokonte një arsenal shtesë në Cisjordani, territor palestinez i pushtuar, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.
Një zëdhënëse e ushtrisë njoftoi dërgimin e batalioneve shtesë në Cisjordani. Ajo shtoi se forca të tjera po përgatiten për të ndërhyrë, ndërsa njoftimi i Trump ngjall frikën e akteve të dhunës. Zëdhënësja nuk specifikoi numrin e saktë të efektivëve të përfshirë në operacionin ushtarak.