Victoria Secret, marka e njohur e të brendshmeve që zhvillon çdo vit shfaqjen e mrekullueshme me modelet bukuroshe, ka postuar në Instagram foto nga avioni i klasit të parë ku udhëtonin engjëjt për shfaqjen në Paris.
Këtë vit do marrin pjesë një numër më i madh modelesh se në vitet e tjera të shfaqjes, duke përfshirë emra të njohur në industrinë e modës si Irina Shayk, Bella Hadid dhe Kendall Jenner e cila u ftua për herë të dytë në shfaqje. Por në formë të shkëlqyer duken dhe engjëjt veteranë si Alessandra Ambrosio, Adriana Lima, Lily Aldridge, etj. Këtë vit “pengu” i fansave të VSF kanë qenë engjëjt veteranë Candice Swanepoel dhe Behati Prinsloo, të cilat janë bërë nëna disa muaj më parë dhe kanë vendosur për të mos iu bashkuar shfaqjes e për të kaluar kohë me të vegjlit e tyre.