Nëna dhe motra e modelit që vdiq duke sfiluar në pasarelë kanë reaguar për spekulimet e shkakut të vdekjes së Tales Soares.
Sipas thashethemeve 26-vjeçari vdiq se ishte anoreksik, përdorues droge ose i stresuar.Por motra e tij Alexandra hodhi poshtë raportimet.
“Tales merrej me crossfit, joga, meditonte, nuk përdorte drogë, kishte një dietë super të shëndetshme, dhe është vështirë të kuptohet, derisa sa të kemi rezultatin e autopsisë se çfarë ndodhi me të vërtetë,”-tha ajo për G1 Globo. “Ka shumë skepulime. Po thuhen të pavërteta se ai ishte anoreksik, përdorte drogë, ishte vegan, i stresuar por janë gjëra absurde.”
Në të njëjtën kohë nëna e Tales, Heloisa reagoi në rrjetet sociale duke thënë se modeli nuk ishte anoreksik.
“Si nënë jam shqetësuar gjithmonë për shëndetin e tij, po ashtu edhe ai,”-shkroi 57 vjeçarja. “Pak para sfilatës e pyeta nëse kishte ngrënë dhe më tha po. Gjithashtu nuk vuante nga epilepsia.”
Tales vdiq ndërsa po sfilonte në pasarelë duke lënë të tmerruar mjekë në Javën e Modës në Sao Paulo.
Mjekët thanë se ai mund të ketë vdekur nga një sëmundje e trashëguar por priten ende rezultatet e testeve të