Rivitalizimi i vendbazimeve ushtarake në të gjithë territorin e Shqipërisë pritet të jetë një potencial i jashtëzakonshëm zhvillimor në zonat ku janë ndërtuar. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka inspektoi këtë fundjavë vendbazimet në Shëngjin, qarku i Lezhës dhe në Kepin e Palit, qarku i Durrësit. Gjatë inspektimeve, Ministrja e Mbrojtjes nënvizoji objektivat e qeverisë për katër vitet e ardhshme përsa i përket Forcave të Armatosura. “Modernizimi i Forcave të Armatosura është një prioriteteve kryesore, jo vetëm i vitit që sapo ka nisur, por për të gjithë 4 vjeçarin.Vendbazime si këto në Shëngjin apo Kepin e Talit, sikundër edhe bazat detare kanë një rëndësi dhe vlerë të veçantë, për historikun e Forcave të Armatosura por edhe për potencialin zhvillimor dhe turistik të zonave përreth tyre”, tha Ministrja Xhaçka gjatë vizitës në vendbazimin e Kepit të Palit.
E shoqëruar nga zv.ministri Petro Koçi, Ministrja e Mbrojtjes gjatë vizitës në vendbazimin e FA në Shëngjin isnpektoi tunelin e 4 Silurëve.
“Shumë shpejt do të rishikojmë të gjitha mundësitë për investime të reja, për projekte të reja, për rivitalizimin edhe ringjalljen e vendbazimeve të tilla.
Ka nevojë emergjente për tu investuar por ka edhe një potencial jashtëzakonisht të madh për t’u zhvilluar, për të qenë më atraktiv edhe për të ndikuar pozitivisht në ekonomi”, tha Ministrja e Mbrojtjes.
Në vendbazimin e Shëngjinit gjatë 12 muajve tëvitit qëndron në gatishmëri një anije patrullimi e Forcës Detare, ekupiazhin e së cilës, sikundër të gjithë efektivët e FA, Ministrja e Mbrojtjes i falenderoi për profesionalizmin dhe përkushtimin në kryerjen e misionit në det, tokë apo ajër.