Mogherini: Bojkoti i parlamentit do të thotë bllokimi i procesit të vettingut
Kryeministri Edi Rama dhe Federika Mogherini ndodhen në konferencën e përbashkët për shtyp me pas do te jene ne nje darke pune. Mogherini: Shqipëria ka arritur shumë prej një viti veçanërisht me miratimin e reformës në drejtësi dhe rëndësia e saj është njohur nga BE-ja që të rekomandonte çeljen e negociatave, por në veçanërisht zbatimi i Vettingut. Ne jemi gati, që të vazhdojmë të jemi të besueshëm dhe të çelim negociatat në mënyrë që Vettingut të zbatohet. Tani e keni radhën ju dhe ne jemi të gatshëm të shohim zbatimin e kësaj reforme. Bojkoti i Parlamentit do të thotë bllokimi i komisionit të Vettingut dhe kjo ndal progresin dhe kjo në një moment kyr vendi ka nevojë që të ecë përpara. unë e kam përçuar këtë mesazh fare qartë. E di e sa ka pasur sot sinjale për dialog brenda Parlamentit dhe shpresoj të përdoret kjo hapësirë. Negociatat mund të fillojnë në momentin që reforma në drejtësi të nisë zbatimin e saj. Zgjedhjet-Është e rëndësishme që të ketë përgatitje për zgjedhjet. Në këto muaj që kanë mbetur të përdoret kjo kohë për të zbatuar disa rekomandime të OSBE/ODIHR-t. Situata në rajon- Ne do të vazhdojmë të diskutojmë më tej për rolin e Shqipërisë në rajon dhe për kontributin që ajo jep si dhe për të shmangur çfarë do lloj retorike që ajo të mos përhapet në rajon dhe për këtë Shqipëria është evropiane, jo vetëm Shqipëria. Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në rajon. Mesazhi i fundit- Edhe një fjalë të fundit për kolegët jo vetëm ata shqiptarë në Bruksel por edhe ata në Tiranë për punën e madhe që kanë bërë dhe për këtë kanë mbështetjen dhe besimin tim. Unë besoj që udhëheqja shqiptare do të shmangë humbjen e kohës në mënyrë që ta sillni Shqipërinë në BE. Rama: Kjo vizitë është më e rëndësishme në ditë të zakonshme. Për këtë arsye, ne patëm edhe një bashkëbisedim miqësor dhe konkret. Jemi në një mendje, që ndërkohë puna me 5 prioritetet kyçe duhet të vazhdojë intensivisht sepse do të na shoqërojnë edhe përtej hapjes së negociatave. Dhe, pa dyshim që prekëm edhe çështje të natyrës rajonale, por për to të diskutojmë edhe në darkën e përbashkët të punës, pasi duke marrë në konsideratë edhe ngarkesën e ditës së sotme dhe emocionet e mbledhura ballkanike, e quaj të udhës ta ndaj në dy pjesë këtë bisedë, duke e diskutuar rajonin në tryezën e mikpritjes shqiptare.