Mogherini e Hahn: Keqardhje për bojkotin, të bëhen zgjedhje demokratike

Shefja për politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini si dhe reporteri për negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johanes Hahn kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për Shqipërinë, duke shprehur keqardhjen për bojkotin e Parlamentit nga ana e opozitës. Ata theksojnë se debati politik duhet të zhvillohet brenda Kuvendit dhe u kërkojnë liderëve politikë që të veprojnë me përgjegjësi dhe në respekt të institucioneve. Gjithashtu, dy zyrtarët e lartë të BE-së thonë se duhet të hapet rruga për zgjedhje demokratike, ndërsa nënvizojnë se reforma në drejtësi është nën sulm.

Artikulli paraprakKONTROLL PËR KANABIS,I GJEJNË ARME,NDALOHET 51 VJEÇARI
Artikulli tjetërVENDIME TE RENDESISHME NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE MINISTRAVE M TE DATES 12 PRILL 2017