Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Federica Mogherini, ka vënë theksin tek reforma në drejtësi
Ajo e cilëson atë si kyçe për hapjen e negociatave. Ajo ka kritikuar politikën shqiptare, duke thënë se vuan nga një mungesë e thellë besimi dhe dialogu. Sipas sja, politika duhet të përqendrohet tek interesat e qytetarëve. “Duhet të punojmë së bashku për problemet. Kemi shumë punë për të bërë. Të gjithë jemi në të njëjtën varkë. Kohë të vështira jo vetëm për Shqipërinë. Ne po punojmë së bashku, dhe po punojmë mirë. Por ju duhet një reformë e thellë dhe tërësore gjyqësore. Kjo reformë do të hapë rrugën për një rekomandim për fillimin e negociatave. Do të shënoj fillimin e një kapitulli të ri. Reforma që ne propozojmë është një nga reformat më të plota që ne kemi propozuar në vendet e zgjerimit. Politika juaj vuan nga një mungesë e thellë e besimit dhe dialogut politik. Qytetarët duhet të kenë besim tek shteti. Duhet të përqendroheni tek interesi i qytetarëve. BE i jep Shqipërisë 30 milionë euro për vende punës”, ka vijuar përfaqësuesja e BE.
/ Star Plus TV /