Shqipëria në Bashkimin Europian nuk mund të jetë Shqipëria e Prengëve, Bushëve, Ndokëve, Roshëve por duhet te jetë Shqipëria e demokratëve dhe socialistëve të ndershëm me ofertë dhe program të besueshëm.

Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me drejtësi të pakapur politikisht dhe me rregulla loje që funksionojnë, me shtet ligjor që funksionon, me Kushtetutë që zbatohet, me vendime të Gjykatës Kushtetuese që implementohen. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë znj. Federica Mogherini. Situata aktuale politike dhe ekonomike në vend, krimi dhe korrupsioni,  dekriminalizmi, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe Reforma në Drejtësi kanë qenë çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur në këtë takim shqetësimin për bllokimin që maxhoranca i bën punës së komisioneve hetimore parlamentare duke pamundësuar hetimin e çështjeve të rënda të korrupsionit  si dhe shkarkimeve masive dhe emërimeve kriminale në administratë. Cështje kardinale e diskutuar në takimin mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe Përfaqësueses së  lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë znj. Federica Mogherini ishte procesi i dekriminalizimit dhe sfida që i bën këtij procesi kryeministri Rama, i cili nga njëra anë refuzon futjen në zbatim të tij dhe nga ana tjetër shfaqet në krah të personave subjekt i këtij ligji. Lideri i opozitës u shpreh optimist se BE do të vazhdojë të luaj rol pozitiv duke stimuluar dialogun politik, konsensusin, duke mbështetur dekriminalizimin dhe shtetin ligjor.

Artikulli paraprakTOTOZANI: STOP ABUZIMIT TË GJAKMARRJES PËR AZIL
Artikulli tjetërSHQIPËRI – BE, MARRËVESHJE PËR SHKËMBIMIN E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR