Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka reaguar përmes një deklarate zyrtare  mbi reformën në drejtësi në Shqipëri.

Deklarata e plotë: “Reforma e thellë dhe tërësore e sistemit të drejtësisë ka qenë një kërkesë prej një kohe të gjatë e shumicës së qytetarëve shqiptarë. Drafti legjislativ që është aktualisht përpara Parlamentit reflekton rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje të plotë me standardet europiane. Është thelbësore gjithashtu, që ky draft të miratohet nga një shumicë prej 2/3-tash të parlamentarëve shqiptarë. Reforma mund të jetë fillimi i një kapitulli të ri në historinë tonë të përbashkët, siç e theksova edhe kur fola para Parlamentit shqiptar herën e fundit që isha në Tiranë. Ajo i hap rrugën një fillimi të ri, ndaj dhe presim që të gjithë forcat politike të shfrytëzojnë raundin e fundit të konsultimeve të ditës së hënë për ta miratuar këtë propozim. Qytetarët e Shqipërisë presin që lidershipi i tyre politik ta bëjë këtë gjë”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLUHATJA E TEMPERATURAVE, SHTOHET FLUKSI NË PEDIATRINË E SHKODRËS
Artikulli tjetërFRANCË, QËLLOHET AUTOBUSI ME TURISTË, GJASHTË TË PLAGOSUR