Federika Mogherini do të jetë sot në Tiranë në një vizitë zyrtare. Në axhendën e bërë publike, Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme të Bashkimit Europian do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Meta, kryeministrin Rama, Presidentin Nishani dhe krerët e grupeve parlamentare të kuvendit.

Ndërkohë burime nga PD bëjnë me dije se nuk do të ketë takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili po udhëheq protestën dyjavore në bulevard, pasi nuk ka pasur kërkesë nga stafi i Mogherinit. Por zyrtarja e BE do të zhvillojë takim me kreun e grupit parlamentar demokrat dhe nënkryetarin e këtij grupi, pas takimit me Metën. Përfaqësuesja e Lartë e Marrëdhënieve të Jashtme e Bashkimit Europian, Federica Mogherini do të vizitojë të premten në 3 mars Shqipërinë. Mogherini do ta nisë vizitën zyrtare të saj në Shqipëri me një fjalim 60 minutësh para studentëve të Universitetit Politiknik të Tiranë në orën 17:30.

Në axhendën e delegacionit të kryesuar nga Mogherini, parashikohet një takim rreth 15 minuta me kreun e Kuvendit Ilir Meta në kuvend në orën 18:45. Më pas, rreth orës 19:00 Mogherini do të takojë krerët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, nënkryetarët e kuvendit, kryetaren e komisionit të jashtën dhe kryetaren e këshillit të integrimit europian. Në 20:15, Mogherini do të takohet sërish për 15 minuta me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit Kryeministri dhe përfaqësuesja e Politikës së Jashtme të BE do të mbajnë një deklaratë për media të përbashkët. Federica Mogherini do të takojë edhe kreun e shtetit, Bujar Nishani në Presidencë. Në axhendën e bërë publike të diplomates europiane nuk ka të planifikuar takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Burime nga PD bënë me dije se nuk ka pasur kërkesë nga stafi i Mogherinit për një gjë të tillë. Ndërkohë me zyrtaren e BE do të takohen Paloka dhe Spaho.

Artikulli paraprakRREH DREJTORIN DHE NËNDREJTORESHËN E SHKOLLËS, 18 VJEÇARI ARRESTOHET NË TIRANË
Artikulli tjetërRRËFIM – ET’HEM IBRAHIMI