Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Shqipëri si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, nga 17 deri më 19 prill pas publikimit të progres raportit.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një foto me Federica Mogherinin në Facebook, ndërsa e cilëson si mike të madhe të Shqipërisë.

Dhe me këtë moment duarshtrëngimi me një mike të madhe të Shqipërisë e shqiptarëve, e cila zbriti mbrëmë në vendin tonë menjëherë pas dhënies së rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian, ju uroj një ditë të mbarë

Ditën e sotme Federica Mogherini do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 09:30, me Kryeministrin Edi Rama në 10:15, si dhe me përfaqësuesit e opozitës 12:00.

Përfaqësuesja e Lartë do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama në orën 11:15 në Kryeministri.

Komisioni Europian vendosi dje për Shqipërinë dhe Maqedoninë rekomandimin për hapjen e negociatave me BE.

Artikulli paraprakDETAJE TE REJA PAS OPERACIONIT NË ROMË, SHQIPTARI FURNIZUES I NDRAGHETAS
Artikulli tjetërMË SHUMË SE 50 PATA TË NGORDHURA BIEN NGA QIELLI