Në përfundim të takimit të sotëm të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, Shqipëri-BE, në Bruksel, përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Federica Mogherini, deklaroi rëndësinë e zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë nga forcat politike ne Shqipëri, qe është guri i themelit për procesin e integrimit.

“Është prioritet që kjo reformë të nisë, duke qënë se ajo gëzon popullaritet në vend. Besoj se shqiptarët e kuptojnë që është në interes të qytetarëve për të ecur përpara dhe partitë politike kanë përgjegjësi për zbatimin e shpejtë të reformës në gjyqësor, duke nisur me procedurat për procesin e vettingut. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në fazën e zbatimit te saj”, deklaroi Mogherini, gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë kryeministri Edi Rama, garantoi zyrtarët më të lartë të BE-së, në zbatimin e kësaj reforme. “Ky takim konfirmoi angazhimin e Shqipërisë për të ecur para e për të bashkëpunuar për të ecur përpara me reformat kryesore që janë marrë. Unë mirëprita rekomandimet për 5 prioritetet. Dua të shpresoj se nëse zbatimi i vazhdueshëm i reformave kryesore e kryesisht asaj në drejtësi është një bazë për hapjen e bisedimeve, reforma në drejtësi është një bazë solide për të marrë rekomandimin. Miratimi i ligjit të vetting-ut është një hap i rëndësishëm për implementimin e reformës në drejtësi”, deklaroi Rama.

Artikulli paraprak2 SHQIPTARË DHE 1 KOSOVAR KAPEN ME 45 KG KANABIS
Artikulli tjetërNË 8 MUAJ VETËM 1598 TË PUNËSUAR