Mbrojtja e ish-Presidentit të Kosovës ka kërkuar shkarkimin e Emilio Gattit, gjyqtar i Gjykatës Speciale. Kjo kërkesë vjen pasi kryetarja e Speciales Ekaterina Trendafilova emëroi Gattin pas shkarkimit të Kai Ambos, gjyqtari që dha mundësinë e hetimit në liri të ish-presidentit.
Sipas avokatit mbrojtës emërimi i tij nga Trendafilova u bë pa pritur e pa bazë ligjore.
Avokati i Thaçit ka shpjeguar si Jack Smith i ka bërë me dije Trendafilovës se Thaçi nuk duhet të lirohet sepse ndikon lehtësisht tek dëshmitarët.