Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu tha për Ora News se politika është përgjegjëse për situatën ku ndodhet Shqipëria. Ai tha se politikanët tanë duan që ti kenë të gjitha pushtetet për vetë, njësoj si në kohën e diktaturës.
Moisiu: Ngela çik i pezmatuar pasi doli përpara Serbia dhe Mali i Zi duke dikur që ne kemi shumë më parpara dhe po mos kishte ndodhur 1997 ne do ishim para Rumanisë dhe Bullgartisë në BE. Kjo është përgjegjësi e politikanëve dinë të bëjnë vetëm sherr e shamata që shikojnë interesat e tyre dhe shikojnë fare pak interesat e qytetarëve. Ne do ti nështrohemi strategjisë, megjithëse jemi me vonesë jemi seriozë në realizimin e angazhimeve tona dhe vërtet mund të ecim mirë. Por duhet të bëjë kujdes klasa politike. Është për të ardhur keq kur shikon disa fenomene në parlament. Femonene që krijojnë situata të paqenë. Unë them që shyqyr që u gjet një prokurore që po vë në lëvizje prokurorinë. Sepse për fat të keq prokuroria deri tani ka pasur vetëm deklarata. Unë nuk jam që njerëzit të futen në burg, por ata që kanë përgjegjësi duhet të përgjigjen. Ne nuk na e prish stabiliteetin as një polic, as një infermier, por ata që e kanë pushtetin në dorë. Deri tani nuk kemi parë parpa hekurave ndonjë personalitet të madh. Mbi të gjitha është vullneti politik. Sistemi jonë për fat të keq ka qenën nën komandën e politikës, Ne pavarësisht se themi se rrëzuam kominizmin, mentaliteti është gjallë. Politikanët duan të njëjtën gjë si në kohën e diktaturës, ti kenë në dorë të tëra, ti komandojnë të gjitha.
Kushtetuta është e qartë, i ka ndarë pushtetet dhe kjo është baza e demokracisë. Megjithëse në kushtetutë e kemi të shkuruar, kur vjen puna duam që ekzekutivi ti ketë gjitha në dorë.