Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot qytetarët të investojnë në bono thesari dhe obligacione.

Rama tha se është një moment kompleks i ekonomisë në tërësi dhe se është moment i mirë për të investuar në tituj qeveritarë.

“Sot është një arsye pak e veçantë për këtë konferencë sepse është një moment në të cilin e kemi të nevojshme të informojmë përmes mediave publiku e gjerë lidhur me momentin e mirë për të investuar në titujt qeveritarë. Ju e dini që jemi në një fazë të rritjes së normave të interesit dhe pikërisht për këtë arsye, pavarësisht shkaqeve që edhe këto janë të mirënjohura dhe që lidhen me krizën e përgjithshme, rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit dhe në obligacionet që janë faktikisht me risk zero. Për këtë arsye BSH ka rihapur sportelet që tua lehtësojë individëve aksesin në të gjitha degët e saj në Shqipëri.

Një hap pozitiv në funksion të kontaktit të qytetarëve, por edhe një shenjë kuptimplotë që banka iu jep të gjithë atyre që dëshirojnë ose që mund ta konsiderojnë investimin në bonot e thesarit, ose obligacionet që janë më afatgjata. Ky është subjekti i kësaj konference me ministren e Financave, e cila mund të bëjë një paraqitje më të detajuar lidhur me këtë operacion të Bankës së Shqipërisë, por edhe me këto mundësi tëkrijuara nga kjo situatë për qytetarët dhe çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël se sa ofrojnë bankat e nivelit të dytë natyrisht dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet e bankave, pastaj duke iu drejtuar BSH-së”, deklaroi Rama.

Ai tha më tej se inflacioni është mbajtur në një lloj kontrolli më të madh se në vendet e tjera të rajonit, si rezultat i mosrritjes së çmimit të energjisë.

“Është një moment kompleks i ekonomisë në tërësi. Ekonomia jonë nuk bën përjashtim pasi jemi pjesë e të njëjtës hapësirë që është në presionin e luftës dhe të një agresioni që materializohet mbi ne përmes krizës së çmimit të energjisë që e kemi përballuar me shumë sukses përderisa nuk është rritur asnjë qindarkë fatura e familjarëve dhe e biznesit të vogël dhe përmes inflacionit të luftës, i cili pavarësisht se është e pamundur të eliminohet siç kemi mundur të eliminojmë deri tani çmimin e rritur, duke subvencionuar të gjithë pjesën e padukshme të faturës, është mbajtur në një lloj kontrolli më të madh se në vendet e tjera të rajonit, si rezultat i mosrritjes së çmimit të energjisë”, u shpreh Rama.

Artikulli paraprakRAPORTI I KE: RRITJA EKONOMIKE ZBRET NË 2.6% PËR 2023, POR EKONOMIA DO TË RIMARRË VETEN NË 2024
Artikulli tjetërPROTESTA E OPOZITËS, RAMA: ÇORBË QË E KEMI PARË PREJ 30 VITESH! TË BËJNË ÇDO DITË! ATA BËJ PIS NE PASTRO