Një ngjarje emocionuese ka ndodhur në Kinë, ku një baba u ribashkua pas 58 vitesh me të birin, që ia kishin rrëmbyer në një stacion treni në moshën 2 vjeçare.
Fotot dhe videot e momentit te bashkimit po bëjnë xhiron e rrjetit, duke u bërë temë diskutimi në mediet sociale.
Sipas medieve të huaja, dyshohet se i biri i 90 vjeçarit është rrëmbyer nga trafikantët e qenieve njerëzore dhe më pas është birësuar nga një çift.
I biri i 90 vjeçarit, Fu tani është 60 vjeç.
Në vitin 2015, Departamenti i Sigurisë Publike filloi një hetim të veçantë për incidentin dhe përdori teknikat e testimit të ADN-së. ADN-ja e babait dhe djalit u gjet dhe më 8 qershor, të dy burrat u bashkuan pasi u ndanë për gati 58 vjet.
Fu zbuloi se prindërit birësues i thanë se ata e kishin gjetur në Shangai, por nuk kishin informacione për prejardhjen e tij.