Momente paniku e tensioni janë shënuar në fluturimin e një dite më parë Billund-Tuzla.

Sipas raportimeve, një burrë ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë fluturimit, me arsyetimin se dëshironte të zbriste në Beograd.

Nga ana tjetër mediat e huaja raportojnë se aeroplani për shkak të mjegullës nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës dhe pas informacionit se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, një nga pasagjerët u ngrit nga ulësja e tij dhe u përpoq të hapte derën.

Ndër të tjera mësohet se pasi burri u pengua të bënte një gjë të tillë, vetëm sepse do ndalonin në Beograd të njëjtën ka tentuar të bëjë edhe gruaja e tij. Më pas të dy ata janë arrestuar nga policia.

Artikulli paraprakLEJUAN KULTIVIMIN E KANABISIT, LIHEN NË BURG 5 EFEKTIVË POLICIE, MES TYRE EDHE SHEFI I KRIMEVE
Artikulli tjetërSKANDALI I PAGAVE, PRITET TË VIJNË EKSPERTË TË HUAJ TË SIGURISË KIBERNETIKE NË SHQIPËRI, DO TË NISIN HETIMET PËR TË ZBULUAR NGA RRODHËN TË DHËNAT