Momente tensioni në lartësi. Avioni me ministrin rus shqetësohet nga mjeti fluturues i NATO-s
Përsëri incident diplomatik mes avionëve rusë dhe atyre të NATO-s në hapësirën ajrore të Balltikut. Këtë herë në mjetin fluturues të Rusisë ishte ministri i Jashtëm, Sergei Shoigu. Avioni i NATO-s është larguar dhe ndjekur nga eskorta ajrore e qeverisë ruse. Një avion luftarak I NATO-s ka kaluar farë pranë një aeroplani Rus në të cilin po fluturonte dhe ministri I mbrojtjes. Lajmi është konfirmuar nga mediat e Moskës që bëjnë me dije se mjeti fluturues I Aleancës së Atlantikut të Veriut është përzënë dhe ndjekur nga eskorta e avionëve të qeverisë ruse. Incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Balltikun kur Sergei Shoigu po fluturonte në enklavën ruse të Kaliningradit. Nga ana tjetër edhe NATO ka dhënë versionin e saj për ngjarjen. “Pasi avioni nuk identifikoi veten tek kontrolli I trafikut të hapësirës ajrore, avionët luftarakë të NATO-s u afruan për t’i identifikuar, sipas procedurave standarde. NATO nuk ka pasur informacion se kush ishte në bord. Në konsiderojmë se sjellja e pilotëve Rusë ishte e profesionale dhe e sigurtë”, tha zëdhënësi I Aleancës së Atlantikut të Veriut, Matia Eikenlau. Por Moska u përgjigj duke thënë se avionët e NATO-s kanë bërë lëvizje provokuese. Incidente të tilla janë shënuar shumë shpesh viteve të fundit. Rusia dhe NATO fajësojnë njëra-tjetrën për ndërhyrje agressive në rajonin Balltik, zonë kjo që konsiderohet nga dy palët me shumë rëndësi strategjike.