Shqipëria është zgjuar mes ankthit e panikut mëngjesin e sotëm, teksa toka ka vijuar të lëkundet nga tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur vendin tonë.

Por teksa në redaksi vijnë lajme për humbje në jetë njerëzit, një lajm i mirë na sjellë gjinekologia Anika Dokle. Në rrjetet sociale ajo ka postuar një video, ku shfaq dy fëmijë të lindur vetëm 20 minuta pas tërmetit.

“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë! ❤❤ “, ka shkruar Dokle në rrjetet sociale.

 

Artikulli paraprakMETA I KËRKON NDIHMË KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, HARADINAJ: TË GJITHA NJËSITË EMERGJENTE DREJT SHQIPËRISË
Artikulli tjetërSIZMIOLOGU: DO KETË LËKUNDJE TË TJERA MË TË LEHTA. NJERËZIT TË QËNDROJNË EDHE PËR DISA ORË JASHTË. KUJDES ATA QË…