Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se 9 kushtet e Bundestagut janë axhenda politike e opozitës së bashkuar.

Deklarata e Kryemadhit erdhi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kreut të demokratëve Lulzim Basha me aleatët.

Monika Kryemadhi: Anxhenda jonë nuk është thjeshtë politike, ka të bëjë me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Monika Kryemadhi: Na motivon akoma më shumë si tryezë e fronit opozitar ku 9 kushtet e Bundestagut janë axhenda më e qartë dhe më e kthjellët për klasën politike shqiptare.

Shkaktari i të gjithë kësaj situate të degraduar dhe që largon çdo ditë e më shumë Shqipërinë nga BE-ja është kryeministri Edi Rama, i cili është ai që duhet vendosur përballë gjithë përgjegjësisë. Në fakt e vendosi BE-ja përballë përgjegjësisë.

Kushtet e Bundestagut e kanë bërë shumë të qartë. Maqedonia ishte shteti që u ndëshkua për shkak të mos ecjes së reformave nga qeveria shqiptare. Ku një nga pikat kryesore janë 9 kushtet e Bundestagut dhe pjesa tjetër është mos reagimi ose mos lëvizja e qeverisë shqiptare për kushtet e një viti më parë.

Ne kemi bërë hapin e parë të shtrirjes së dorës kur kemi propozimet tona sa i përket reformës zgjedhore sepse pa reformë zgjedhore nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjë që e thotë BE. Pa zgjidhjen e krizë politike shqiptarët nuk mund të kenë asnjë mundësi për t’u integruar dhe për të ecur para, e për krijuar sigurinë e jetës së tyre, klimën e biznesit.

Ne mendojmë që nuk duhet të bëjmë më asnjë hap të gabuar. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të ngjallur optimizmin tek njerëzit dhe për të kthyer hakun tek i zoti.

Artikulli paraprakTRUPAT AMERIKANE HYJNË NË IRAK, GODITEN ME PATATE NGA BANORËT
Artikulli tjetërDHUNA BËHET SËRISH PJESË E FUTBOLLIT, TË PAKTËN 37 TË PLAGOSUR