Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në përfundim të Konventës Kombëtare ka paraqitur propozimin e një grupi anëtarësh të Konventës, për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë.

Po ashtu u propozua që pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, krijimi i Komitetit Organizator, me në krye Ilir Metën.

“Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.

Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve. Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho. Këto ndryshime hyjnë në fuqi menjëherë”, tha ai.

Artikulli paraprak“NGA SOT NIS PUNA”/ META FLET PAS KONVENTËS, PYETET PËR TAKIM ME BERISHËN, JA PËRGJIGJJA
Artikulli tjetër(VIDEO) ZJARR NË PYJET E BOGËS, FLAKËT SHKAKTOJNË DËM TË MADH MJEDISOR, TYMI I ZJARREVE DEPËRTON BUJTINAT, SHQETËSOHEN TURISTËT