Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka uruar amerikanët për Ditën e Pavarësisë, 4 Korrikun.

“Toka e lirisë, duke qenë shtëpia e të guximshmëve. Gëzuar 4 Korrikun”, shkroi Kryemadhi në një postim në Instagram.

4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita kur në vitin 1776 delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada dhe koncerte.

Artikulli paraprakRIKTHEHET NË DYERT E DREJTËSISË SKANDALI “BABALE”/ “ASNJË LËKUNDJE!”, SALIANJI: LEJUAN TRAFIKANTIN E DROGËS TË LARGOHEJ DHE NISËN MONTIMIN E PROCESIT NDAJ MEJE!
Artikulli tjetër“PËRBALLË NJË KËRCËNIMI TË TREFISHTË”/ NUMËR I LARTË I RASTEVE ME COVID, MJEKËT BRITANI TË ALARMUAR