Për 5 orë monitorim me radar në orët e vona të mbrëmjes dhe orët e para të mëngjesit, u pezulluan 17 leje drejtimi për shpejtësi tepër të lartë që varionte nga 138 deri në 170 km/h.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Policia Rrugore të cilët monitorimin për rritjen e parametrave të sigurisë në fundjavë e kryen në akset e rrugëve Sauk-Teg dhe Durrës – Tiranë.

Policia ka paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë për të ndëshkuar të gjithë ata drejtues makinash që rrezikojnë jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Mos shpejto të arrish aksidentin, shpejtësia si aeroplan vret jetën. Mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin se në rastin më të mirë ju pret polici në rrugë,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakSHUHET SPIKERJA E PARË E LAJMEVE NË RTSH
Artikulli tjetërDHUNË DHE MASHTRIM 4 TË ARRESTUAR