Menaxheri i Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit Arjan Cinari pretendon se për gjuetinë e paligjshme do të ketë masa shtrënguese.
Sipas një shkrese të ardhur nga ministria e bujqësisë do të jenë në monitorim personat, që gjithmonë kanë ushtruar këtë veprimtari të kundraligjshme.
Ndërkohë menaxheri i organizatës së menaxhimit të peshkimit bën thirrje cdo qytetari që shikon të kryhet një masakër e tillë ta denoncojë atë.
Në liqenin e Shkodrës shpesh herë janë identifikuar persona të cilët kryejnë gjueti të paligjshme për të cilët janë marrë dhe masa ndëshkuese.
Menaxheri Arjan Cinari kërkon që cdo person të sensibilizohet dhe të tregojë kujdës për pasuritë nënujore