Këshilli i Ministrave ka vendosur dje shtyrjen e afatit të monitorimit të zonave bregdetare nga Task-Forca. Afati i ndryshuar ka qenë deri në datën 31 korrik 2019 dhe është shtyrë deri në datën 31 dhjetor 2019.
Task-Forca monitoron, mbikëqyr dhe ndjek në kohë reale të gjitha ndryshimet, përditësimet, regjistrimet si dhe çdo veprim tjetër të kryer nga organet shtetërore në lidhje më pasuritë e paluajtshme shtetërore, të cilat ndodhen brenda fashës 1.5 km nga vija bregdetare.
Institucionet dhe organet shtetërore vënë në dijeni Task-Forcën në lidhje me të gjitha zhvillimet dhe ndryshimet që do të ndodhin në statusin juridik të pasurive të paluajtshme shtetërore përgjatë vijës bregdetare. Ky vendim ka hyrë menjëherë në fuqi menjëherë