Monodrama Vejani, pas premieres ne teatrin migjeni, është shfaqur me shume sukses edhe per te rinjte e qytetit te shkodres ne qendren rinore Arka.
Monodrama “Vejan-i” e Jean Louis Fournier e këtij shkrimtari të madh francez, vjen për herë të parë në Shqipëri nga Aktori dhe Regjizori më i ri Nikolin Ferketa. Me një përkthim mjaft mjeshtëror nga Edmond Tupja. Ferketa e ka dramatizuar këtë roman duke i dhënë jetë, shpirtë dhe botë.
NJË MONODRAMË, QË FLET PËR REALITETIN E PËRDITSHËM
Brenda vetes së tij, personazhi komunikon me Silvin dhe ai e sheh atë realisht brenda botës së tij shpirtërore, por që në të vërtet monotonia dhe bota e jashtme që jetojmë përditë nuk arrinë të shikojë aq thellë sa të komunikojë me një person të dashur që ne sapo e kemi humbur.
Publiku pjesmarrës kishte një vend të vecantë në monodramën e Ferketës. Publiku ishte vendosur në skenë, duke i dhënë mundësinë të jetë pjesmarrës në këtë performancë. Ky koncept për publikun, e bën publikun pjesmarrës në dramë. Publiku kthehet në një aktor ose disa aktorë që tek aktori që lot në monodramë dhe tek historia e autorit, shohin vehten dhe përjetojnë dramën thellë duke reaguar në jetën e tyre.