Jeta dhe vepra e Jakup Keraj, piktorit të njohur shkodran I cili u nda nga jeta në vitet ’80 është përjetësuar përmes një vëllimi monografik të cilin e ka sjellë pedagogia dhe studiuesja Suzana Varvarica Kuka.

Promovimi I librit u bë në Galerinë e Arteve në Shkodër mes familjarëve dhe miqve të piktorit të ndjerë. Vetë autorja thotë se Jakup Keraj nuk ishte lënë në harresë, por ndryshimi I mënyrës si perceptohet arti ka bërë krijimtari I piktorit shkodran të mos përmendet më.

E bija e piktorit Jakup Keraj, Albana Keraj thotë se prezantimi I monografisë në qytetin e Shkodrës ka një rëndësi të veçantë për familjen.

Fatmir Juka, drejtor I Galerisë së Arteve kujton disa nga momentet kur është njohur me punën e piktorit të njohur shkodran.

Gjatë jetës së tij, piktori Jakup Keraj hapi disa ekspozita personale dhe kolektive ndërsa u vlerësua me disa çmime për talentin e tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, VIJOJNË REGJISTRIMET TEK SHKENCAT SHOQËRORE
Artikulli tjetërSHKODËR, VISAR ZHITI PREZANTON “DORËSHKRIMET E FSHEHTA TË BURGUT”