“Monroe College” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga zhvilluar në sallën e konferencave të hotel “Colosseo” në Shkdoër një takim me nxënës të shkollave te mesme. Përfaqësuesi I këtij kolegji privat në Neë York, Garsom Lopez prezantoi mundësitë e shumta që ofrohen për studentët shqiptar.
“Kjo është hera e parë që unë vij në Shqipëri , koha këtu këtu më ka surprizuar. Unë kam ardhur për të folur për Monro College në Neë York, një kolegj privat që ofron mundësi të shumta për studentët shqiptar. Pas pandemisë COVID-19 kemi vënë re shumë kërkesa të studentëve për të udhëtuar në Amerikë dhe kjo është një prej arsyeve që ne jemi këtu sot. I ftojmë gjithë studentët e shkollave të mesme dhe ata që duan të studiojnë në master qëtë aplikojnë sepse tani është koha dhe ka shumë bursa që ofrohen. Pagesa është e madhe por në mundohemi që t’i japim informacionin dhe drejtimin e duhur të rinjve që duan të vijnë për të studiuar tek kolegji jonë Monro në Neë York”.
E pranishme në këtë takim ishte edhe Brisela Kadija, drejtore e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër ndërsa tha se këshilli I karrierës për gjimnazistët është shumë I rëndësishëm.
Gjatë takimit pati nxënës të shkollave të mesme në qytetin e Shkodrës që treguan një interes të veçantë për programin e kolegjit privat në Neë York “Monroe College”.