Në arqipeshkvinë e Shkodrës, ka pasur vizitorë të vecante, pikerisht ambasadorin e urdhrit te Maltes ne Shqiperi, Stefano Palumbo. Qellimi I viztes se tij nuk ka qene thjesht per nje vizite kortezie, por për të nderuar, me dekorimin e urdhrit të Maltës, Arqipeshkvin e Dioqezës Shkodër – Pult, Mons Angelo Massafra. Gjatë këtij , takimi, ambasadori Palumbo, është pritur nga famullitari I Shkodrës, Dom Artur Jaku si dhe kryetari I Bashkise se Shkodres Z. Lorenc Luka.

Gjatë kesaj vizite, famullitari I shkodres dhe kryebashkiaku, kane njohur ambasadorin e urdhrit te Maltes ne Shqiperi, edhe me investimin qe po behet, prane katedrales se shkodres, ku Brenda pak muajsh, një nga veprat me të rëndësishme fetare ne Shkoder, nuk do te jete me e rrethuar me kangjella, por do te kthehet ne nje zone pedonale qe mund te vizitohet edhe nga turistët. Me pas ambasadori, , Stefano Palumbo, I ka dorëzuar, Arqipeshkvit të Dioqezës Shkodër – Pult, Mons. Angelo Masafra, edhe dekoraten e urdhrit te Maltës, për kontributet e tij të vecantë, jo vetëm në zhvillimin e fesë, por në misionin e tij fisnik në ndihmë të familjeve në nevojë dhe të varfërve. Pas dorëzimit të dekoratës, Ambasadori ka parë nga afër edhe ambientët e dioqezës së Shkodrës, I shoqëruar nga Arqipeshkvi Massafra, Famullitari I Shkodrës dhe kryetari I Bashkisë Lorenc Luka.

Artikulli paraprakM.MADHE, DIGJEN 30 HA VRESHTA
Artikulli tjetërTREGU I PESHKUT JASHTË KUSHTEVE HIGJENO-SANITARE