“Shumë gra dhunohen nga bashkëshortët e tyre të alkolizuar. Kjo është shumë shqetësuese për kishën katolike”. Kështu deklaroi arqipeshkvi metropolitan i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra i cili shprehi shqetësimin e tij për rritjen e përditshme të dhunës në familje.
Ky mesazh erdhi gjatë meshës për festën e Shën Rrokut në kishën e Shirokës.Shpesh herë në fjalimet e tij monsinjor Massafra ka dënuar fenomenet që po ndikojnë negativisht në shoqërinë tonë siç është kriminaliteti, largimi i njerëzve nga feja, gjendja ekonomike e të varfërve dge të sëmurëve apo edhe sëfundmi dhuna në familje.