SERGIO MARCHIONNE PRESIDENTI I RI. Luca Cordero di Montezemolo largohet me kërkesë të tij nga Presidenca dhe drejtimi i skuderisë Ferrari. Sergio Marchionne do të jetë presidenti i ri i Ferrarit. Në fakt lajmi kishte kohë që ishte qarkullonte por tashmë është edhe zyrtar largimi I Montezemolos nga Ferrari.

Ky zyrtarizim është bërë nëpërmjet një komunikate nga Foat Chrysler. Montezemolo që është president i Ferrarit që nga viti 1991 do t’i thotë përfundimisht lamtumirë skuderisë më 13 tetor në përfundim të festimeve të 60-vjetorit të Ferrarit në Amerikë. Montezemolo argumenton  
“Ferrari është shoqëria më e mirë në Botë dhe për mua është nder që isha lider për shumë vite duke iu dedikuar kësaj skuderie. Por kam vendosur të lë presidencën pas 23 vitesh.Kam vetëm falenderime për të gjithë ata që kam punuar dhe i uroj aksionerëve shumë suksese të cilat Ferrari i meriton” përfundon Montezemolo.

Në një komunikatë presidenti i ri Marchionne ka falenderuar paraardhësin e tij për punën e bërë dhe garanton që Ferrari do rikthehet të fitojë në pistë.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/Zex-T2TySQg?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKOLLËN APO PUNËN?
Artikulli tjetërARSIMI PROFESIONAL, VELIAJ INSPEKTON SHKOLLAT