Nga katedralja “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua procesioni drejt varrezave katolike të Rrmajit…
Pranë varrezave katolike arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra inaguroi monumentin në nder të Gjon Gazullit në vendin ku qëndruan për mbi 90 vite eshtrat e tij që nga viti 1927 kur u var në kohën e Mbretit Zog ndërsa për herë të parë zbuloi edhe një medalion që kleriku e mbante pranë zemrës….
Në fjalën e tij arqipeshkëvi Massafra tha se shpallja të lumë e Luigji Paliq dhe Gjon Gazullit është një moment reflektimi edhe në ditët e sotme duke qenë se situata politike në këto 34 vite në Shqipëri nuk ka qenë aspak e mirë dhe vijon shpopullimi masiv….
Arqipeshkëvi tha se shpreson që të vijojë procesi i lumnimit edhe për klerikë të tjerë teksa i radhës mund të jetë Atë Anton Harapi….
Një shqetësim për kishën katolike mbetet fakti se janë mbi 6 mijë të zhdukur nga diktatura komuniste mes të cilëve edhe shumë klerikë të cilët ende nuk dihet se ku i kanë eshtrat dhe për këtë fajëson politikën 34 vjeçare….
Në këtë vend është vetëm ky monument sepse eshtrat e Gjon Gazullit janë vendosur në katedralen “Shën Shtjefni”. Në ceremoninë e inagurimit të monumentit në nder të Gjon Gazullit morën pjesë edhe familjarë të tij.