Një dritë jeshile është hapur për gjuetarët të cilët ende nuk mund të gjuajnë për shkak të moratoriumit të qeverisë që e ndalon një gjë të tillë.

Pritet që qeveria të marrë në duar një projekt-ligj të ri në të cilin do të përcaktohet që shoqatat e gjuetarëve të mos jenë më në varësi të ministrisë së mjedisit dhe automatikisht të mos preken nga moratoriumi. Para pak ditësh gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e federatës së gjuetarëve duke mos pranuar shpalljen si anti-kushtetues të moratoriumit. Kjo nuk e ka ndalur federatën që të takojnë kryeministrin Rama për të gjetur një zgjidhje. Shumë shpejt projekt-ligji i ri që ka kërkuar vetë kreu i qeverisë. Kreu i shoqatës së gjuetarëve kërkoi që gjuetarët dhe shoqatat të mos politizohen duke qenë se ka tendenca të tilla. Projekt-ligji i ri do të dorëzohet në komisionin parlamentar brenda 10 prillit të këtij viti ndërsa do të shihet me përparësi për ta kaluar në parlament për miratim.

Artikulli paraprakHOTI: GËRRYERJA NË LUMENJ, MASAKËR NË SHKODËR
Artikulli tjetërVJEN “PRANVERË ME KANGË 2017” NË TEATRIN “MIGJENI”