Në seancën e fundit parlamentare pritej që në pikat e rëndit të ditës të diskutohej edhe ajo e moratoriumit të gjuetisë. Kjo pikë jo vetëm që nuk u përmend por shfuqizimi i ligjit për moratoriumin me kërkesë të gjuetarëve u anashkalua nga të gjithë deputetët.

Për nënkryetarin e shoqatës së gjuetarëve “Jakup Bajri” në Shkodër Xhabir Mehmeti është e pakuptueshme arsyeja pse ky projekt-ligj nuk u diskutua në parlament pasi sipas tij një gjë e tillë i është premtuar nga vetë deputetët.

Mehmeti shpreh rezerva ndaj kryeministrit Rama me të cilin është takuar personalisht disa herë.

Kuvendi i Shqipërisë në muajin Prill të vitit 2016 shtyu afatin e moratorimit të gjuetisë edhe me 5 vite të tjera.Pra deri në vitin 2021 cdo gjuetar është i detyruar që ta zbatojë këtë ligj .

Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vetëm.

Artikulli paraprakS’KA TREG, FERMERËT E LEZHËS HEDHIN PRODUKTET
Artikulli tjetërBIZNESET NË SHKODËR KANË DEKLARUAR TË ARDHURAT