Gjuetia e paligjshme e kafsheve dhe shpendeve të egjër vijon të mbetet është një fenomen shqetësues, i cili po rrezikon zhdukjen e specieve të ndryshme në Shkodër. Edhe pse jemi aktualisht në një moratorium i cili do të zgjas deri në vitin 2021, fenomeni nuk është ndalur deri në masën 100%.

 

Kështu shprehet nënkryetari i shoqatës së gjuetarëve ”Jakup Bajri” në qytetin e Shkodrës Xhabir Mehmeti. Sipas Mehmetit, njerëz të papërgjegjshëm po bëjnë krim mbi speciet e rralla edhe në këtë kohë kur gjuetia është e ndaluar.

 

Moratoriumi i ndalimit të gjuetisë nuk ka patur efektet e pritura, pasi gjuetia e paligjshme ka vazhduar të dëmtojë faunën shqiptare, ndërsa ata që e kanë pësuar kanë qenë gjuetarët e ligjshëm.Fakti që moratoriumi i ndalimit të gjuetisë nuk e ka frenuar gjuetinë e paligjshme shihet dhe nga publikimi që individë të ndryshëm i bëjnë presë së tyre nëpër rrjete sociale apo youtube.

 

Shpesh dhe në shenjë krenarie, publikohen shepka, lepuj apo dhe kafshë të tjera që vriten me mënyra të ndryshme.

 

Gjuetia e paligjshme dhe shitja e tyre online është ndër shkeljet më raportuara nga qytetarët si krim mjedisor. Por mefshtësia e institucioneve përgjegjëse pas bërjes prezente të rasteve ka sjellë jo vetëm mosndëshkimin e shkelësve të ligjit por edhe një shumë të konsiderueshme të ardhurash të munguar në buxhetin e këtyre institucioneve.

 

Speciet e rralla të cilat mbrohen me ligj dhe nuk lejohet të vriten apo mbahen në robëri, jo vetëm që janë pre e të shtënave të armëve por së fundmi janë edhe një mundësi përfitimi të shumave monetare duke i nxjerrë në ankand në internet për shuma të caktuara.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, TRAFIKU RADHË KILOMETRIKE (pa koment)
Artikulli tjetërHUAWEI LË PAS GJIGANTIN APPLE