Morën 32 kg kanabis në Shqipëri, arrestohen italiani dhe shqiptari

Policia greke njofton se ka arrestuar një shtetas italian dhe një shqiptar, të akuzuar për importimin dhe transportimin e një sasie droge. Italiani 57 vjeçar është arrestuar në qytetin Aleksandria, në Greqinë e veriut, kur po bëhej gati të vinte në lëvizje një mjet të parkuar, të cilin e kishte sjellë deri aty shtetasi shqiptar i moshës 44 vjeç. Ky i fundit, me një automjet tjetër u nis të kthehej në Shqipëri, por u arrestua në pikën kufitare të Kapshticës. Në mjetin e ardhur nga Shqipëria policia gjeti gjithsej 31,8 kg kanabis të llojit “çokollatë”. Droga ishte fshehur në vende të posaçme në dyert dhe shasinë e mjetit. Sipas policisë, destinacioni përfundimtar i kanabisit ishte Italia.

Artikulli paraprakREPLIKAT ME TAHIRIN, RAMA SHKARKON ZV.MINISTRIN E BRENDSHËM
Artikulli tjetërMITINGU PERMBYLLES I PS NE TIRANE,RAMA: ADMINISTRATËN, SIÇ BËMË POLICINË