Dy të rinjtë e arrestuar të marten, pasi moren peng dhe mbajten në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Rrëshen me qëllim për ta grabitur do të qëndrojnë në burg pa afat.Mateos Brozi 20-vjeç banunes në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19-vjeç banues në Durrës u njihen me masen e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
Në seancen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesen e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshem arrestimin e dy të rinjeve në flagrance dhe vendosi ndaj tyre masen e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.
Mateos Brozi dhe Ergys Tusha u prangosen nga policia, pas kallëzimit të një 19-vjeçari i cili ishte marrë me forcë në automjet dhe për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë.
Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe 2 celularët e të arrestuarve.