Një 16-vjeçar është rrëmbyer me forcë nga tre persona pas një konflikti për të cilët dyshohet se shkak është bërë një vajzë.

Policia ka ndërhyrë duke bërë të mundur lirimin e 16-vjeçarit si dhe arrestimin e tre pengmarrësve F. D. (K.), 32 vjeç, i kërkuar pasi ishte dënuar me një vit burg si dhe A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.

Këta tre persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë peng 16-vjeçarin në lagjen Nr. 16, Durrës dhe më pas e kanë futur në makinën Audi ku dhe e kanë dhunuar.

Tashmë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”.

Artikulli paraprak23 VITE NË BUJQËSI, FERMERI NUK PËRFITON SUBVENCIONE
Artikulli tjetërDO TRAFIKONTE DROGË DREJT GREQISË, KAPET 32-VJEÇARI NË KAPSHTICË