Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka shkarkuar dhe kallëzuar penalisht tetë zyrtare të lartë të administratoës shtetërore për shkak se ata kanë marrë pjesë në fushatën zgjedhore.
Të shkarkuar dhe kallëzuar janë, drejtori i burgut të Fierit, Jetnor Krakulli, drejtori i burgut të Rrogozhinës Ahmet Bala, drejtori i burgut Lezhë Eduart Kurti, drejtori i burgut të Burrelit, Fatjon Kurti. Të shkarkuar dhe kallëzuar gjithashtu janë edhe drejtoresha e hipotekave të Sarandës, kreu i përmbarimit të Durrësit Surin Hoxha dhe kreu i hipotekave të Durrësit Avni Hoxha.