Morën ryshfet për zhbllokim aktiviteti ndalohet njëri nga inspektorët e AKU.

Policia e Tiranës ka ndaluar sot një nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, ndërkohë që ka shpallur në kërkim tjetrin, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë ryshfet një biznesi me pretekstin e zbllokimit të aktivitetit pas një akt bllokimi që kishte marrë. Sipas të dhënave zyrtare të policisë, ndalimi i Indrit Korbit 37-vjeç me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të AKU-së Tiranë dhe shpallja në këkrim e E.B 33-vjeç po inspektor është bërë pas denoncimit në “Fiks Fare” për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” të kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si inspektorë në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU (Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, dyshohen se kanë ushtruar presion për një kohë të gjatë, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë të reja një subjekti privat për zhbllokimin e aktivitetit të tij, të bllokuar disa muaj më parë nga AKU – Drejtoria Rajonale Tiranë.

Artikulli paraprakSHKUAN PER TE VJEDHUR,SHQIPTARET GJENDEN TE DEHUR NGA PRONARI
Artikulli tjetërFJALIMI I FUNDIT NE OKB,OBAMA:TE NDRYSHOJME KURS