Spartak Braho është betuar sot si deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Braho, zuri vendin e Saimir Tahirit, pasi ky i fundit la mandatin.

Braho ishte kandidati i 19 në listën shumemërore të PS-së për Qarkun Tiranë, ndërsa në KQZ mori 7 vota pro.

Ndonëse Braho kishte marrë një post tjetër si këshilltar, kjo gjë që nuk e pengoi të pranonte mandatin.

Kujtojmë se Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit një javë më parë pas hetimeve ndaj tij të nisura nga prokuroria me dyshimet si i përfshirë në trafik droge me bandën “Habilaj”.

Artikulli paraprakRAMA MBËRRIN NË SOFJE PËR SAMITIN
Artikulli tjetërAUDIO-PËRGJIMI/ DEPUTETËT E PD-SË SALIANJI E ALIBEAJ NUK SHKOJNË NË PROKURORI PËR TË DËSHMUAR